Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e tij të jashtëzakonshme në Juventus.

Ai shkëlqeu në Serie A duke shënuar dhe asistuar për skuadrën e tij, dhe padyshim duke u kthyer në lojtarin kryesorë të skuadrës. Por, portugezi ka dështuar që këtë vit ta vazhdojë ecurinë e tij të jashtëzakonshme që e mbante që nga viti 2011. 2018 është viti i parë që Ronaldo dështon të shënojë 50 apo më shumë gola brenda një viti kalendarik. Me dy golat e shënuara kundër Sampdorias, portugezi ka prekur kuotën e 49 golave brenda këtij viti. Kësisoj, ai ka mbetur me dy gola më pak se “rivali” i tij Lionel Messi, i cili këtë vit shënoi plot 51 herë.

Previous Next