Maurizio Sarri është deklaruar pas fitores ndaj Crystal Palaces.

Chelsea fitoi 0-1 ndaj Crystal Palace, ndërsa Maurizio Sarri e vazhdoi me kritika ndaj N’Golos Kantes. ”Ai duhet të mendojë para së gjithash për mbrojtjen. Pastaj ai po përmirësohet, sidomos në lëvizjet pa top. Lëvizja e tij sot ishte me të vërtetë shumë e mirë dhe u bë në kohën e duhur”, tha trajneri italian pas ndeshjes, ”Kur duhet të luajmë kundër kundërshtarëve të cilët mbrohen shumë, është e vështirë për sulmuesit dhe anësorët që të gjejnë hapësirë. Pra, për ne lëvizja e mesfushorëve pa topin është shumë e rëndësishme. ”Tani duhet të punojmë në [Ruben] Loftus-Cheek dhe në [Ross] Barkley. Loftus-Cheek sidomos është një lojtar shumë i mirë me topin, por ai mund të përmirësohet shumë në lëvizjen e tij pa top.”, ka shtuar më tej Sarri.

Previous Next