Virgil van Dijk beson se shfaqjet e Xherdan Shaqirit mund të jenë një përbërës jetik në luftën e Liverpoolit për titullin.
Shaqiri, erdhi nga stoli për të shënuar një dy golësh të dielën, duke vulosur një fitore 3-1 ndaj rivalëve të hidhur të Manchester United.
27-vjeçari tani ka pesë gola në 13 paraqitje të Premier Ligës që kur është bashkuar me Reds nga Stoke dhe Van Dijk ka qenë një tifoz që nga goditja spektakolare e Shaqirit në triumfin miqësor para sezonit kundër Unitedit në Shtetet e Bashkuara.
"Në fund, Shaqa i madh erdhi dhe bëri punën për ne. Ai është një lojtar fantastik", tha qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të Liverpool. "Ai e tregoi atë që nga ndeshja e parë kundër Manchester United në Amerikë. Ai është diçka ndryshe”, u shpreh ndër tjerash Van Dijk. Fitorja e djeshme ishte e para për Liverpooli në ndeshje që nga marsi i vitit 2014 në Premier League dhe Van Dijk ishte i kënaqur për këtë gjë. "Ishte e veçantë," tha ai. "Kishte shumë kohë më parë që ne nuk fitonim dot ndaj tyre në shtëpi”, përfundoi ai.