Në ndeshjen që u zhvillua në Southampton, tifozët u kënaqën me pesë gola dhe secili më i bukur se tjetri, sfidë që përfundoi me fitoren e Southamptonit me rezultat 3:2 kundër Arsenalit.
Dukej se sfida do të përfundoi pa fitues, por minutat e fundit kanë qenë të kobshëm për Arsenalin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka. Të tri golat Southampton i ka shënuar me kokë, që është një rast i rrallë në futboll. Në minutën e 20-të, Danny Ings shënon me kokë për 1:0, por pas tetë minutave Henrikh Mkhitaryan barazoi shifrat (1:1). Një minutë pa përfunduar pjesa e parë Ings sërish kaloi në epërsi ekipin e tij, por Mkhitaryan prapë barazoi, por kësaj radhe nga distanca rreth 20 metra. Në minutën e 85-të, Charlie Austin shënon me kokë për fitoren e Southamptonit dhe hesht Arsenalin. Xhaka luajti standard, por është i zhgënjyer me humbje. Arsenali është në vend të pestë me 34 pikë, kurse Southampton renditet i 17-ti me 12.