Klubet evropiane janë duke u përgatitur për një pushim të vogël për shkak të festave të fundvitit.

Klubet evropiane do të zhvillojnë disa ndeshje në mesjavë para se të shkojnë në pushime për pjesën e parë të sezonit. Shumë lojtarë tashmë janë bërë gati t’i festojnë festat e fundvitit me familjet e tyre, por sa kanë qenë efektiv disa prej tyre me gola.


Leo Messi ka qenë mjaftë produktiv në këtë pjesë të parë të sezonit, duke arritur t’i shënoj 15 gola, e që aktualisht është golashënuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane. Pas tij janë Piatek dhe Mbappe me nga 13 gola, ndërsa Aubameynag dhe Alcacaer kanë nga 12-të. Cristiano Ronaldo e ka filluar mbarë aventurën te Juventusi, ku aktualisht numëron 11 gola. Natyrisht se gara më e nxehtë për golashënuesin më të mirë në fund të këtij sezoni do të jetë mes këtyre lojtarëve, por që vëmendja është më shumë te Messi dhe Ronaldo.

Previous Next