Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018, por siç ka ndodhur shpesh vitet e fundit, ka dyshime për sa i përket votimeve dhe ato vijnë nga Afrika.
Gazetari i ishujve Comore, Abdou Boina, mësohet se nuk ekziston fare. Këtë e zbulon një fotograf, Toimimu Abodu, që kishte punuar me sitin albaladcomores, duke deklaruar se e përditshmja nuk ekziston prej disa vitesh.
Ndërkohë, presidenti i uniotit të shtypit sportiv në Comore, shtoi se nuk ka asnjë gazetar me emrin Abdou Boina në shoqatën e tyre. Problemi tjetër ka ardhur nga Trinidad dhe Tobago, ku gazetari Ladana Liburd ka akuzuar se klasifikimi i tij për Topin e Artë është manipuluar. Në një postim në Twitter, ai konfirmoi se kishte votuar në këtë rend: Messi, Modric, Ronaldo, Salah dhe Griezmann. Ndërkohë, klasifikimi zyrtari Trinidad dhe Tobagos ishte:Griezmann, Salah, Ronaldo, Modric dhe Messi. Kjo nuk është hera e parë që ka pasur konfuzion në lidhje me votimet, sidomos nga vendet e vogla, por gjithsesi kjo nuk pritet të ndryshojë asgjë me rezultatin përfundimtar. Pas 10 vitesh dominim, ku Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi fituan nga 5 herë secili Topin e Artë, Luka Modric u bë kroati i parë në histori që e fiton këtë çmim prestigjoz, duke thyer hegjemoninë e portugezit dhe argjentinasit.
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
INFOℹ
Me rregullat e Facebook, shumë nga ju anëtarë të faqës nuk mund t'i shihni të gjitha postimet, andaj kërkojmë nga ju t'i ndiqni disa hapa që mos t'i humbisni lajmet më të rëndësishme dhe linqet e ndeshjeve, këta hapa ndiqni si në foto më poshtë -- Hyni në faqe, tek following zgjedhni 'See First' dhe 'Notifications All on'. Tek fotot më poshtë i keni shembujt, së pari në verzionin PC pastaj telefon (Android).
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡
≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡≡