Tottenham Hotspur ka mposhtur 2-0 Arsenal në derbin e Londrës me rezultatin 2-0 dhe kalon në gjysmëfinale.
Ishte një ndeshje e bukur, ashtu si të gjitha sfidat mes dy rivalëve të përhershëm, por në fund ishte Tottenham që fitoi me meritë ndaj një Arsenal-i të tronditur nga humbja e fundjavës ndaj Southampton.
Si Pochettino ashtu edhe Unai Emery kanë përdorur rotacionin për këtë ndeshje. Spurs ishin pa Harry Kane, ndërsa tek Arsenal mungonin Ozil dhe Lacazette. Gjithsesi shumica e titullarëve kanë zbritur në fushë dhe ndeshja ishte tepër kompetitive. Ishte Son Heung-Min ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 20’ me një gol fantastik. Arsenal ka mundësi të kundërpërgjigjet, por tregohet i pasaktë përpara portës kundërshtare. Pas pushimit, Tottenham mbetet ekipi më i rrezikshëm dhe sapo hyn Harry Kane përgatit një gol të mrekullueshëm që shënohet nga Dele Alli. Ai ishte goli i nokautit për vendasit, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë. Tottenham shkon në gjysmëfinale. Chelsea ka vuajtur shumë ndaj Bournemouth, por në fund ka mjaftuar Eden Hazard për t’i dërguar në gjysmëfinale. Edhe Sarri kishte përdorur rotacionin, duke lënë shumicën e lojtarëve titullarë në stol. Si pasojë, ndeshja ishte e barabartë për shumicën e minutave, me mundësi shënimi nga të dyja krahët. Edhe pas pushimit ndeshja mbetet e hapur, por ishte zëvendësimi i Eden Hazard që ndryshoi fatin e ndeshjes. Magjistari belg i ka dhënë fitoren Bluve të Londrës me një gol në minutën e 84’. Aq mjaftonte dhe Chelsea i bashkohet Man City-t, Tottenham dhe Burton në gjysmëfinale.