Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është përsëri lojtar i lirë.

Vetëm tre muaj pasi nënshkroi kontratë me Olympiakosin në Greqi, Yaya Toure është përsëri lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë bashkëpunimin me këtë skuadër. Agjenti i mesfushorit 35-vjeçar, Dimitri Seluk ka lënë të hapur mundësinë që ai të kthehet në elitën e futbollit anglez, ndonëse nuk ka mohuar që ka oferta edhe nga vende të tjera.


“Kemi oferta të shumta nga klubet arabe, por edhe nga disa të tjera në Azi. Oferta të mëdha”, ka thënë Seluk. “Megjithatë, mundësitë më të mira janë që Yaya të kthehet përsëri në Premier Ligë”. “Është ëndërr e tija që të luajë atje. Ai dëshiron të kthehet në kampionatin anglez dhe unë besoj se ka kushte të mira për të ndodhur një gjë e tillë”, ka përfunduar ai. Për Touren ka shprehur interesim skuadra e West Ham.

Previous Next