Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku është kritikuar padrejtësisht për paraqitjet e tij këtë sezon, thotë trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

25-vjeçari ka shënuar vetëm gjashtë gola në të gjitha garat në sezonin 2018-19.


Pavarësisht nga betejat e tij me klubin, Lukaku është një pjesë e rëndësishme e Belgjikës së Martinez, pasi ka shënuar 14 gola në shumë ndeshje në vitin 2018. “Njerëzit po e vlerësojnë negativisht Lukakun”, tha Martinez për The Sunday Times. “Por Lukaku është gati për atë sfidë, ai kurrë nuk do të fshihet dhe e kupton atë që pritet prej tij. “Për Belgjikën, ai ka treguar se është një nga numrat 9 më të mirë në botë dhe unë nuk e kuptoj pse ai është duke u trajtuar në një mënyrë që ai nuk e meriton”, përfundoi tekniku i Belgjikës.

Previous Next