Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i ka mohuar spekulimet se sulmuesi Mohamed Salah nuk është i lumtur në skuadër, duke thënë se ai nuk i ka festuar golat si zakonisht sepse nuk mund të jetë i lumtur në çdo sekondë të çdo ndeshjeje.


Salahu u kritikua shumë këtë sezon për shkak së gjatë ndeshjeve të para nuk arriti të bëjë paraqitje të ngjashme me ato që i bënte gjatë sezonit të kaluar, kur e fitoi Këpucën e Artë. 26-vjeçari arriti ta shënojë një het-trik në ndeshjen kundër Bournemouth këtë muaj, si dhe arriti ta shënojë golin e fitores për Kombëtaren e Egjiptit në ndeshjen kundër Tunizisë, më herët në nëntor. Megjithatë, nuk është aspak e habitshme që shumë tifozë të futbollit, veçanërisht ata të Liverpoolit, e kanë vënë re sjelljen e tij, veçanërisht pas golave të cilat nuk po i feston gjatë ndeshjeve të fundit. “Ai është duke shënuar gola. Ai është duke buzëqeshur. Ai nuk mund të buzëqeshë në çdo sekondë të çdo ndeshjeje. Ne nuk i shikojmë gjërat negative [mos festimi i golit], por përqendrohemi në gjërat e mira”, ka thënë Van Dijk. “Ai është duke shënuar gola dhe duke punuar shumë, edhe në fazën e mbrojtjes. Ai e shënoi një het-trik në ndeshjen e Premierligës dhe pastaj përsëri kundër Napolit, një gol shumë të rëndësishëm. Ai është duke bërë punë shumë të mirë”.


Previous Next