Një vajzë 14-vjeçare sakrifikoi veten, ndërkohë që u përpoq në mënyrë të dëshpëruar të shpëtonte një shoqe nga m/bytja. Një hetim mbi v*dekjen e së miturës Teya Davies zbuloi se ajo kishte humbur jetën ndërkohë që përpiqej të nxirrte nga uji mikeshën e saj që ra aksidentalisht teksa vishte këpucët, shtypni më poshtë dhe lexo më tepër:


Fatkeqësisht, ajo u zhduk nën sipërfaqen e rezervës natyrore në Clincton Woods, në Britani, më 4 Gusht të vitit të shkuar. Ndonëse një bashkëmoshatare e tretë u përpoq që ta tërhiqte 14-vjeçaren, ajo nuk mundi dhe Teya humbi jetën. Trupi i saj u gjet në 2.5 metra thellësi, dy orë më vonë. Në një deklaratë të lexuar në dëgjesën gj*yqësore në Warrington, mikesha e adoleshentes tha: “Teya u përpoq të më kapte, që të më nxirrte nga uji, por unë e tërhoqa aksidentalisht. Në këtë moment një tjetër erdhi të na ndihmonte, kjo nuk qe e mundur për të dyja. Ajo arriti të më nxirrte mua nga uji, por kur u ktheva nuk e mund ta shihja Teyan. Babai i 14-vjeçares rrëfeu se e bija dinte të notonte, por nuk i pëlqente sepse kishte frikë. Ndërsa eksperti mjekoligjor, në një konkluzion për këtë v*dekje aksidentale tha: “Teya ishte një vajzë guximtare, e cila u përpoq të shpëtonte shoqen dhe humbi t*ragjikisht jetën ndërkohë. Mënyra sesi ndodhi kjo t*ragjedi, mund të kishte çuar në v*dekjen e tre vajzave të reja. Veprimi i guximshëm i kësaj vajze që shpëtoi mikeshën e meriton vlerësimin maksimal”.


Previous Next