Sulmuesi brazilian ka pësuar një frakturë në këmbën e tij të djathtë.

Shtohen dyshimet rreth Neymar, dëmtimi i të cilit është kthyer në çështjen e ditës në Francë. Prezenca e mjekut të përfaqësues braziliane, Rodrigo Lasmar në Paris, nuk është një shenjë e mirë dhe tashmë me konfirmimin e qëndrimit jashtë të yllit brazilian për ndeshjet ndaj Manchester United në Champions League, rikthimi i tij në fushën e blertë nuk do të vijë para dy muajve.


Aktualisht, pas kontrolleve paraprake, nga mjekët a vjen konfirmimi i një frakture në këmbën e djathtë. Lëndimi i Neymar është i përsëritur dhe fraktura e ndodhur dublon atë të një viti më parë, për të cilën Neymar iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, çka bëri që ai të humbiste pjesën e mbetur të sezonit. Shumë shpejt do të merret vendimi nëse Neymar do t’i nënshtrohet edhe një intervenimi kirurgjik apo jo. Nëse ndodh që ai të operohet, atëherë sezoni për brazilianin mund të quhet i mbyllur.


Previous Next