Analisti politik, Petrit Zogaj ka theksuar se me ardhjen e Donald Trumpit në krye të SHBA-ve ka ndryshuar plotësisht edhe qasja ndaj shtetit të Kosovës. Sipas tij, ka qenë gabim mendimi ynë që kemi kriju se politika amerikane nuk do të ndryshoh në raport me Kosovën,edhe pas ardhje së Donald Trump në pushtet raporton Gazeta FLASH24, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:


Postimi i plotë i Zogajt: Nje prej miteve qe e kemi ndertu ne Kosove, besoj naivisht qe nga paslufta, eshte qe ‘me ndryshimet ne White House,’ nuk ndryshon politika e ShBA-ve ne raport me Kosoven. Ky mendim, po t’i perkthehej nje politikani ne White House, do ta bente me qeshe. Nderkaq ne, asnjehere nuk e kemi filtru kete fraze politike permes nje shpjegimi racional. Po sigurisht qe ndryshimet e lidershipit ne ShBA, do te reflektohen edhe ne politiken e kesaj te fundit ne raport me Kosoven, sic do te ndryshonte edhe me shtetet tjera. Me ardhjen e Trumpit, politika e jashtme amerikane ka ndryshuar brenda padiskutim, por me se shumti ne raport me jashte. Sot kemi nje perendim te percare, sot kemi nje NATO qe nuk flet me nje ze me anetaret e saj, sot kemi nje lufte tregtare-nga Lindja e Larget deri tek shtetet kufitare te ShBA-se, sot kemi nje ripozicionim te interesave strategjike te shume vendeve ne Lindje te Mesme, ne Evrope, ne Oqeani dhe po ashtu ne Ameriken Latine. Te gjitha keto, jane pershpejtuar me ardhjen e Presidentit Trump ne White House. Pra, me ndryshimet ne lidership te ShBA-ve. Padyshim, qe kur ka ripozicionim te interesave te shteteve te fuqishme, shtetet e vogla jane ‘pazaret’ me te lehta per tu bere. Sigurisht qe keto shtete, nuk eshte qe pyeten shume per ambiciet qe kane per veten e tyre. Ne fakt, alternativat u jepen ne tavoline, duke jua ‘rreh’ tavolinen.


Ka pak haperise per negocim ne keso situatash. Prandaj, ne kohe te ‘trazirave nderkombetare,’ shtetet qe kane ndertu institucione te qendrueshme, qe kane perpara interesa strategjike, qe kane artikulim te qarte te tyre dhe qe e kane parasysh se fuqite e medha u kerkojne kompromise te ‘dhimbshme,’ i perballojne me lehte keto stuhi. Mirepo, Kosova, si nje shtet ne berje, nuk ka as institucione stabile, nuk ka strategji nacionale dhe nuk ka artikulim te qendrimeve dhe per pasoje gjendet teresisht e hutuar dhe e humbur, kur partneret e saj i kerkojne qe te beje disa hapa, leshime, kompromise e ckado qe i quajme ne lidhje me kete shtet qe po tentojme me e ndertu.

Previous Next