Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, arkëtoi tri pikë të reja në luftë për titull. Ata në stadiumin “Allianz – Arena” e mposhtën me rezultat 4:1 Stuttgartin, në ndeshjen e javës së 19-të në Bundesliga I. Në minutën e pestë, Thiago Alcantara kaloi në epërsi bavarezët, kurse Anastasios Donis nga rreth 20 metra shënoi eurogol, duke barazuar shifrat 1:1 pikërisht në minutën e 26-të. Bavarezët sërish në epërsi me autogolin e Christian Gentner në minutën e 55-të dhe Leon Goretzka (71’) e Robert Lewandowski (84’) vulosën fitoren me rezultat 4:1. Në minutën e 65-të, Robert Lewandowski ka qenë i pafat nga penalltia, pasi që goditja e tij përfundoi në shtyllë të majtë. Bayerni është në vend të dytë me 42 pikë, ka 6 me pak se i pari Dortmund dhe Stuttgarti renditet në pozitën e 16-të me 14.
Shtypni më poshtë që të shikoni golat: