Bayern Munichu vazhdon të jetë pas 18-vjeçarit Hudson-Odoi.
Klubi bavarez i ka gati 33 milionë euro për sulmuesin anësor, Callum Hudson-Odoi. Gjiganti gjerman e ka rritur ofertën për të, pasi oferta e parë prej 22 milionë eurove iu refuzuar në ditën e Vitit të Ri. Kontrata aktuale e tinejxherit skadon në vitin 2020, dhe klubi anglez dëshiron që ta mbajë atë për më gjatë në “Stamford Bridge”, mirëpo bavarezët kanë shfaqur një interesim mjaft serioz për të.