Kritikat e shumta për botërorin që do të zhvillohet në Katar në 2022, tashmë FIFA ka menduar t’i shuajë më shtimin e skuadrave pjesëmarrëse.

Nga Abu Dhabi ku mori pjesë në mbrëmjen gala të Globe Soccer Aëards 2019, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino deklaroi se organizmi që ai drejton po mendon të përfshijë edhe ndonjë shtet tjetër veç Katarit. Gianni Infantino: Po shohim mundësinë nëse mund ta zgjerojmë me 48 skuadra, sepse pjesëmarrja në botëror është shumë e rëndësishme për një shtet. Nëse do ta zgjerojmë me 48 skuadra, atëherë mund të jetë e mundur të përfshijmë edhe ndonjë shtet tjetër për organizimin veç Katarit që ka tashmë infrastrukturën e përshtatshme. Caktimi i botërorit të 2022 Katarit i shoqërua nga shumë skandale korrupsi0ni të zyrtarëve të FIFA-s të cilët ishin paguar për të dhënë votën e tyre për vendin arabik.

Previous Next