Bournemouth e ka turpëruar Chelsean në kuadër të Premierligës. Bournemouth e ka mposhtur Chelsean në javën e 24-të të Premierligës, me rezultat, 4:0. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa vendasit e filluan pjesën e dytë në mënyrë fenomenale. Joshua King ishte tejet i disponuar për lojë, ku arriti të shënonte dy herë në portën e Chelseas (47’ dhe 74’), ndërsa goditjen tjetër u dha David Brooks në minutën e 63’. Bournemouth nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e katërt me anë të Charlie Daniels (90’+5) Pas xhiros së 24-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 47 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e pestë, shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next