Chelsea është duke kërkuar me çdo kusht ta transferoj në janar një sulmues.
Maurizio Sarri nuk është i lumtur me Alvaro Moratan dhe Olivier Giroudn, andaj do një tjetër sulmues. Trajneri italian është duke e kërkuar Gonzalo Higuainin nga Milani, por në listë është edhe Callum Wilson.
Por, Bournemouth ka bërë të ditur se ata nuk do ta shesin sulmuesin në këtë afat, duke e lënë Chelsean me një opsion. Rivali i tyre nga Premierliga po refuzon që ta shet Wilsonin, pasi e dinë se do ta kenë të vështirë ta gjejnë zëvendësuesin e tij në këtë afat kalimtar.