Ish trajneri i Napolit kishte shpresuar që të bashkohej përsëri me argjentinasin në Stamford Bridge por duket se Chelsea nuk dëshiron ta blejë atë këtë dimër Chelsea nuk do të nënshkruaj me sulmuesin e AC Milan Gonzalo Higuain gjatë afatit të janarit, për shkak të kompleksitetit të marrëveshjes që nuk është e përshtatshme për Blutë.


Por, me situatën aktuale të Higuain që është i huazuar nga Milan në Juventus, Goal kupton që skuadra nga Premier Liga nuk dëshiron të bisedojë me dy klube për transferin e një lojtari në dimër dhe kështu janë duke kërkuar një sulmues të ri të qendrës. Ish sulmuesi i Real Madridit, Higuain është duke vuajtur për formë prej që u largua nga Juve për kuqezonjtë, ku ka shënuar vetëm tetë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat. Një paraqitje e tillë ka vënë në pyetje edhe dëshirën e Milanit për të paguar 36 milionë euro në verë për të, edhe pse kanë shpenzuar 18 milionë euro për një vit huazim të tij.

Previous Next