E gjerë mbi 150 metra dhe e lartë mbi 200 metra apo sa një ndërtesë 40 katëshe, llogaritet të jetë shpella më e madhe në botë e cila gjendet në Vietnam dhe quhet Hang Son Doong.
Shpella gjigante është e vendosur në parkun nacional Phon Nha-Ke Bang, 500 kilometra në jug të Vietnamit.
Son Goong ishte krijuar 5 milionë vite më parë, ndërsa ky thesar i fshehur është zbuluar afro 20 vite më parë edhe atë krejt rastësisht. Një fermer i kësaj zonë e kishte zbuluar derisa po shëtiste dhe mori guximin që të futet brenda saj në prill të vitit 1991, por në vitin 2009 një grup ekspertësh britanikë eksploruan zonën dhe e shpjeguan në detaje bukuritë natyrore që i ka kjo shpellë. Ai kishte vërejtur një vrimë në një shkëmb, dhe kur arriti të fut duart brenda u shokuar nga ajo çfarë pa brenda saj. Llogaritet kjo shpellë është e gjatë plotë 139 kilometra, dhe brenda saj gjenden liqene, plazhe dhe lumenj.
Shtyp hapsirën më poshtë për të vazhduar me foto:,