Chelsea janë të vendosur për të nënshkruar me Gonzalo Higuain, me Alvaro Moratan që mund të huazohet drejt Milanit, dhe me Juventusin që do të përfitonte 36 milionë euro.

‘Rossonerët’ verën e kaluar morën në huazim Gonzalo Higuan për një shumë prej nëntë milionë euro, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për 36 milionë euro.


Sipas gazetës SportItalia dhe The Sun, Maurizio Sarri po kërkon që të bashkohet me sulmuesin që ka punuar te Napoli. Ky transferim mund të finalizohet në janar, nëse Chelsea vendos të huazojë Moratan te Milan, pastaj t’i paguajë 36 milionë euro Juventusit për Higuain. SportItalia pretendon se një takim mes Chelsea dhe Juventusit është planifikuar për javën e ardhshme.

Previous Next