Publicisti dhe njohësi i mirë i mirë i l/uftës së fundit në Kosovë, Gazmend Islami përmes një postimi publik në Facebook ka shkruar se po flitet e pavërteta për themelimin e UÇK-së.
Ai tregon disa detaje të komandantëve Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari, përcjellë "Bota sot".
Shtypni hapësirën me poshtë dhe lexo me tepër:
Gjithashtu, në shkrimin e tij në Facebook, Islami shkruan se një komandant ka thënë për Adem Jasharin kur ka filluar luf/ta se, “hiqmu tij, luf/të ka lyp, luf/të ka mu rras”. Islami ka paralajmëruar se edhe javën tjetër do të publikoj fakte të tjera. Postimi i plotë: Po flitet e pavërteta për themelimin e UÇK-së! 1.Lëvizjet politike dhe sulmet ndaj pushtuesit nuk kanë pas asnjëherë të ndalur pra gjatë gjithë periudhave kohore, ato kanë marrë hovin më të madh nga vitet 91. 2.Sulmet e kryera në Drenicë nën urdhrat e Adem Jasaharit asnjëherë nuk lidhen me LPK-në dhe nuk mund të dokumentohet as në formë të shkruar apo të filmuar. Këta ma mirë është të theksojnë që në asnjë komunikatë apo deklaratë politike të lëshuar nuk e kanë njohur Adem Jasharin si Komandant dhe nuk shkruhet askund as për komandat lokal, tek pas vrasjes së tij dalin dhe flasin për Komandantin legjendar. 3.Aksionet në Llap nën urdhrat e Zahir Pajazitit asnjëherë dhe në asnjë dokument zyrtar të shkruar apo të filmuar nuk lidhen me LPK-në sepse ai ishte i vetëdijshëm për intrigat dhe rolin destruktivë që kishin disa nga udhëheqësit e saj, mirë është që Qerim Kelmendi të sqaroj takimin e Zahir Pajzitit dhe Azem Sylës në Tiranë vetëm pak ditë para rënies së Komandantit.
Pse Zahiri e pyeti kush je, ai i tha njëri që u donë të mirë, Zahiri i tha ata që na donë të mirën futen në Kosovë. Pra nuk kishte asnjë lidhje mes tyre, Zahiri gjatë asaj kohe operonte në gjysmën e Kosovës dhe ishte ai që epte urdhër për aksionet. 4. Derisa Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti ishin gjallë asnjëherë nuk kanë mundur të flasin se kush është Komandanti, arsye e vetme ka qen që LPK nuk mund të shpallte Komandant zyrtar Azem Sylën përderisa luf/tën e udhëheqin brenda Kosovës krejt dikush tjetër. 5. Sesi e morën kontrollin temë për studim , kush ishte lidhja kryesore e Xhavit Halitit dhe klanit të tij në Kosovë që tash është deputet i opozitës që i hapte rrugë me shpat këtij klani për ta kapur udhëheqjen e UÇK-së. Kush kërkoi ti shkohet në ndihmë Adem Jasharit kur plasi luf/ta dhe cili komandant tha, hiqmu ti luf/të ka lyp luf/të ka me u rras!!!! Vazhdojmë javën tjetër, nuk do të lamë që të na fshin historinë e vërtet, ata që nuk ishin dhe tash mbi vete “bartin lavdinë”.