Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Tiranën më 7 dhe 8 mars. Ai shkon në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e Bërdo-Brioneve, i cili do të zhvillohet në Tiranë. Marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendja në Ballkan janë pjesë e programit të vizitës të Presidentit serb, i cili njoftoi pjesëmarrjen e tij në këtë samit në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin slloven Borut Pahor.