Ka përfunduar ndeshja në mes të Fiorentinës dhe Romës me rezultat të thellë. Fiorentina e ka demoluar Romën në kuadër të Kupës së Italisë, me rezultat, 7:1. Federico Chiesa ishte tejet i disponuar për lojë, ku arriti që të realizonte het-trik ndaj romakëve (7’, 18’ dhe 74’). Në listën e realizatorëve të Fiorentina u futën edhe Luis Muriel që shënoi në minutën e 33’, Bennassi (66’) dhe Giovanni Simeone (90’). Golin e vetëm për Romën e shënoi Aleksander Kolarov (28’). Fiorentina kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa Romës i mbetet tani të fokusohet vetëm në Serie A, ku nuk po kalojnë nëpër formë të mirë as aty, shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next