Disa pamje të publikuara tregojnë momentin kur një foshnjë fluturoi nga një veturë në lëvizje, pasi me gjasë nëna e saj nuk arriti ta “lidhte” atë mirë në ulëse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza dyvjeçare fluturoi nga dera e pasme e veturës, ndërsa e ëma u kthye në një kthesë në një cep në Mankato të Minesotës. Pamjet tregojnë vajzën, e cila ishte e veshur me një xhaketë rozë dhe triko gri, që binte nga aty, pasi vetura ngadalë u kthye në një kthesë në rrugë. Dëshmitarët kanë thënë se për fat të mirë vajza nuk është lënduar. Policia tha se fëmija ishte i fiksuar mirë në pajisjen e fëmijëve, por ajo nuk ishte e lidhur siç duhet brenda makinës. Megjithatë, nuk është ende e qartë se si ishte hapur dera veturës.

Shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next