Shpat Kasapit i ka ndodhur diçka e pakëndshme në rrjetet sociale dhe është mërzitur për këtë gjë.
Bëhet fjalë për hakimin e profileve të tij dhe kjo nuk është hera e parë që i ndodh këngëtarit. Shpati shprehet në një postim, pasi ka rikuperuar njërin profil, se i ka ndodhur tre herë rresht. “Është hera e tretë që më keni hakuar profilin tim në Facebook dhe Instagram. Nga sot e tutje do përdor vetëm këtë profil. Turp të keni për atë që keni bërë,”- shkruan këngëtari krahas fotos ku ka publikuar profilin e tij të ri të Facebook-ut, shtypni hapësirën me poshtë dhe shiko foton.

