Në një atmosferë drithëruese në stadiumin “Wembley” të Londrës, ku ishin të pranishëm 80.062 shikues, panë lojë shumë të mirë mes Tottenhamot dhe Manchester Utd, e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:0.


Manchester Utd regjistron fitoren e katërt rresht pas ardhjes së trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer. Fitore me shumë peshë për Manchester Utd, që pretendon të futet në katërshen e madhe të Premier League. Për Tottenhamin humbje e rëndë dhe që e lë larg synimeve për titullin e kampionit. Në minutën e 44-të, Pogba për bukuri asistoi një top të gjatë deri te Marcus Rashford i cili me hapa të shpejt futet brenda 16-shit, shfrytëzoi edhe ngathtësinë e mbrojtjes së vendasve, edhe në pozitë mjaft të vështirë nga rreth 10-11 metra me një goditje përtokë e mposhti portierin Lloris. Vlenë të theksohet se De Gea pati një paraqitje fenomenale në këtë ndeshje, duke mbrojtur disa raste 100% për gol. Manchester Utd renditet në vend të gjashtë me 41 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e pestë, kurse Tottenham është i treti me 48. Tottenham tani ngec për nëntë pikë nga lideri, Liverpooli dhe në fakt është jo edhe e vogël, por jo edhe e paarritshme deri në fund të kampionatit.

Shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next