Hoze Enrike, ish-lojtari i Liverpulit dhe Njukasëllit, është diagnostikuar me tumor në kokë muaj më parë.
Ish-mbrojtësi spanjoll ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram”, foto të trajnimit të tumorit që ai po përballet. 32-vjeçari është diagnostikuar me një lloj të rrallë tumori që zakonisht prek kockat e kafkës ose të shpinës, por i tij u gjet në pjesën e pasme të syrit. Ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale në muajin qershor në Spanjë. Fotot tregojnë seancën që Enrike po zhvillon për të kaluar këtë vështirësi në jetën e tij. Gjithashtu lojtari ka shpërndarë edhe një mesazh frymëzues për 274 mijë ndjekësit e tij.