Mund të duket e pabesueshme, por dy ish-trajnerë të Premier Leagues, dy rivalë të përjetshëm të njëri-tjetrit si Arsene Wenger dhe Jose Mourinho, mund të gjenden sezonin tjetër në të njëjtin ekip.
Ideja e çmendur i ka lindur presidentit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi, që mendon të afrojë dy trajnerët e njohur te skuadra e tij.
Natyrisht që kjo gjë do të realizohet vetëm në rast se trajneri aktual Thomas Tuchel do të dështojë të fitojë Champions League. Triumfi në Evropë është kushti i vetëm që Tuchel të qëndrojë te skuadra parisiene në fund të këtij sezoni, në të kundërt do të largohet. Në vendin e tij do të vinte trajneri portugez Jose Mourinho, aktualisht pa ekip pas shkarkimit nga Manchester United. Po Wenger? Ideja e Al Khelaifi është që ish-trajneri francez, që për 22 vite me radhë drejtoi Arsenalin, të vijë te Paris Saint Germain në detyrën e drejtorit sportiv (general manager). Presidenti i PSG-së e vlerëson shumë përvojën e Wenger si menaxher, ndaj kërkon të përforcojë stafin e tij drejtues me një emër ikonë të futbollit si trajneri francez.