Gazetarja, Jeta Xharra ka reaguar rreth shumës prej 15,000€ që Qeveria e Kosovës e ka ndarë për familjen e tashmë të ndjerit, Arian Daci. Ajo me anë të një shkrim që e ka bërë publik në llogarinë e saj në “Facebook” e ka treguar me shembull, atë që e quan padrejtësi, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht duke punuar por që Qeveria nuk i ka ndarë asnjë shumë familjes së tij, shtypni hapësirën më poshtë dhe lexo më tepër:
Krejt për faktin se sipas saj, ky nuk ka qenë zv. ministër por kamarier, shkruan GazetaBlic. Sipas Xharrës, e gjithë kjo që po ndodhë është pikërisht arsyeja kyçe se pse disa prej grevistëve kanë të drejtë kur po thonë se “po shohim që për dikënd po ka pare, e për dikë tjetër nuk ka,”. Ajo ia ka bashkangjitur statusit të saj edhe lajmin për humbjen e jetës së 22-vjeçarit. Ky është shkrimi i saj i plotë: Këto ditë ka v/dek aksidentalisht edhe ky 22 vjeçar, jo zv ministër por kamarier, në aksident pune e jo tu bo qef. Por, familja e tij nuk i ka marrë 15.000 euro se baba e tij s’është funksionar në Kosovë. Qëky o problemi pse disa prej grevistëve kanë të drejtë kur po thonë, “po shohim që për dikend po ka pare e për dikend tjetër s’po ka” – varësisht qysh i ke lidhjet në politikë e jo varësisht sa e meriton! Kësaj i thojnë PADREJTËSI!