Nëse nuk transferohet te Barcelona që në merkaton e janarit, Adrien Rabiot mund të mbetet jashtë skuadre deri sa të vijë merkato e verës që të largohet me parametër zero nga kampionët e Francës.
Aktualisht mesfushori i talentuar francez nuk aktivizohet më nga trajneri Thomas Tuchel pasi Rabiot ka vendosur të mos rinovojë me PSG.
Sipas mediave franceze për ta lënë të lirë të largohet në këto momente, drejtuesit e klubit kryeqytetas kërkojnë 15 milionë euro. Mbetet për tu parë nëse Barça do tua plotësojë këto kërkesë apo do të presë verën e ardhshme për ta transferuar Rabiot në Camp Nou me parametër zero.
