Aventura e Jose Mourinho-s në drejtim të Manchester United është mbyllur me një shkarkim të dhimbshëm, teksa "Djajtë e Kuq" duket se kanë gjetur rrugën e fitoreve nën drejtimin e Solskjaer.

Portugezi, pasi ka kaluar periudhën e Krishtlindjes në Portugali, po kalon disa ditë në shtëpinë e tij në Londër, me synimin për të harruar sa më shpejt vuajtjet e kaluara në "Old Trafford".


Por, siç ndodh shpesh me personazhet publike, ka nga ata që e ndalin në rrugë. Asgjë e çuditshme, po të mos ishte për faktin se Mou nuk është ndalur për autografin ose fotografinë tradicionale, por për disa këshilla taktike.

Një kalimtar, në fakt, ka ndërprerë shëtitjen e tij në rrugët e Londrës për t'i dhënë disa shpjegime taktike.

Portugezi e ka dëgjuar në qetësi para se të qeshte me ironi dhe të largohej.

Previous Next