Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka siguruar një vend në finalen e garës Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit, në kategorinë e peshave -78 kilogramëshe, pasi e mposhti xhudisten angleze, Natalie Powell, në gjysmëfinale, shtypni hapësirën me poshtë dhe lexo me tepër:


Kosovarja arriti ta mposhtë rivalen e saj, Powell, duke e fituar ndeshjen me ippon dhe e siguroi një vend në finale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express. Me këtë fitore, Kuka e ka siguruar medaljen e argjendtë, mirëpo në finale do ta ketë mundësinë ta fitojë edhe medaljen e artë. Para kësaj ndeshjeje, në çerekfinale të kësaj gare, Kuka arriti ta fitojë ndeshjen kundër xhudistes nga Rusia, Aleksandra Babinsteva, të cilën e mposhti me rezultat teknik 1-0. Për t’u kualifikuar në çerekfinale, Kuka e kishte mposhtur, këtë herë me ippon, xhudisten nga Holanda, Ilona Lucassen. Të dyja këto xhudiste ishin kualifikuar automatikisht në rrethin e dytë të kësaj gare. Në finale , Kuka do të ndeshet me xhudisten nga Sllovenia, Klara Apotekar. Finalja do të zhvillohet pas orës 16:00. Kuka do të tentojë t’ia sigurojë Kosovës medaljen e dytë të artë në këtë garë, pasi që dje Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë garën në kategorinë e peshave -52 kilogramë. Kelmendi i fitoi të gjitha katër ndeshjet e zhvilluara me ippon. Gjatë karrierës së saj, kosovarja i ka fituar katër medalje të arta dhe dy të bronzta. Për momentin, ajo radhitet në pozitën e 24-të në renditjen botërore të xhudistëve në kategorinë e peshave -78 kilogramë.


Previous Next