Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse vazhdojnë mospajtimet mes taksës në ditët në vazhdim mund të ketë edhe prishje të koalicionit. Ai edhe njëherë ka përsëritur se taksa nuk do të hiqet dhe është vendim sovran i Qeverisë së Kosovës.
Ai la të hapur mundësinë që në ditët në vazhdim mund të ketë prishje të koalicionit. “Ne jemi në procese reale politike, gjitha janë të mundshme në javët dhe ditët që vijnë, e para është të kryen disa gjëra të rëndësishme si buxheti, nëse pospajtimevt vazhdojnë mund të rezultojnë me vendime tjera”, tha Haradinaj.