Lucas Vazquez, i zemëruar pas barazimit 2:2 me Villarrealin, i është përgjigjur me tone të ashpra mbrëmë një gazetarit që pretendonte se titulli mund të jetë tani vetëm një ëndërr për Los Blancos.
Reali lëshoi dy pikë nga duart duke pranuar gol në minutën e 82’, që i kushtoi në renditje, pasi tani ka mbetur 7 pikë prapa rivalit të përbetuar, Barcelonës.
Sido që të jetë, Vasquez thotë se asgjë nuk janë 7 pikë dhe se shumë shpesh e kanë marrë Realin për “të vdekur” por në fund ka përfunduar duke fituar Ligën e Kampionëve. “7 pikë larg Barcelonës nuk janë shumë. Ju dyshoni gjatë gjithë kohës te ne, por në fund, ne përfundojmë duke fituar Champions Leaguen”.