Nuk fitoi çmimin individual si FIFA The Best ose Topin e Artë, por gjithsesi 2019-ta ka nisur me një trofe për Cristiano Ronaldon, i cili fitoi çmimin e Globe Soccer Aëards për 2018-ën, event i cili u organizua në Dubai.
Gjithashtu u vlerësua edhe për golin më të bukur për vitin që lamë pas, pikërisht atë të realizuar gjatë kohës kur luante me Realin ndaj Juventusit.
Portugezi falënderoi organizatorët për vlerësimin. “Ishte një vit i vështirë për mua, ku fitova dhe shumë trofe. Dua ti falënderoj të gjithë ata persona që menduan se unë e meritoja këtë trofe. Është një nder i madh për mua”, tha Ronaldo.0 Pesë herë fituesi i topit të artë nuk kënaqet kurrë me sukseset që ka arritur. Në fjalën e tij ai shpalosi edhe objektivat që ka me Juventusin. “Kam shënuar 700 gola në karrierën time dhe dua të shënoj akoma edhe më shumë. Përsa i përket objektivave mund të them se luaj në një skuadër kampionësh dhe të gjithë dëshirojnë të arrijnë maksimumin në çdo kompeticion ku garojnë. Kjo është edhe dëshira ime. Të vazhdoj të shënoj gola edhe pse të gjithë e dimë sa e vështirë është, por unë të jap gjithmonë më të mirën siç edhe kam bërë ndër vite”, theksoi portugezi.