Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka luajtur mbrëmë ndeshjen e tij të parë me fanellën e Chelseat pas transferimit nga Milani.

Ai ka luajtur titullar në sfidën ndaj Shefildit të vlefshme për FA Cup.


Higuain mund të kishte shënuar gol, por ai vetë e ka refuzuar. Në minutën e 25-të, blutë e Londrës fituan një 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj kapitenit Azpilicueta. Në atë moment, braziliani Willian mori topin dhe shkoi t’ia dorëzonte Higuainit. Ish-bomberi i Milanit, refuzoi ofertën bujare të shokut të skuadrës, duke ia lënë Willianit që ta ekzekutonte ai këtë 11-metërsh. Chelsea fitoi 3-0, ndërsa Higuain bëri deri diku një paraqitje të mirë duke marë parasysh se ishte vetëm ndeshja e parë

Previous Next