Më 11 dhe 12 shkurt të këtij viti pritet të mbahet seanca kryesore lidhur me vr.asjen e Fatlind Arifit nga Bresalci i Gjilanit.

I dyshuar për vr.asjen e 22 vjeçarit është shoku i tij, Liridon Uruqi, i cili po vazhdon të mbahet në parabur.gim. shtype rekl,am dhe vazhdo.


Së fundi, ai është dërguar edhe në Forenzikën Psikiatrike për të marrë raport për gjendjen e tij. Mbrëmja e 28 korrikut të 2018’ës u kthye në traagjedi për familjen Arifi nga Bresalci i Gjilanit. Po atë natë, atyre iu vr.a djali i vetëm i familjes, Fatlindi. 22 vjeçari, Fatlind Arifi nga Bresalci i Gjilanit u qëll.ua me pl.umb në zemër natën e 28 korrikut të 2018’ës në vendin e quajtur ‘Te Lapidari’ , duke mbetur kështu i vd.ekur në vend. Trupi i pajetë i tij ishte gjetur vetëm 100 metra larg shtëpisë së tij. Dyshohet se vr.asësi i Fatlindit ishte shoku i tij, Liridon Uruqi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim që nga korriku i vitit të kaluar. Seanca fillestare për vr.asjen e Fatlindit ishte mbajtur më 30 korrik 2018, ku i akuzuari kishte deklaruar se për veprën e kryer ishte penduar. Kishte thënë se e njëjta kishte ndodhur nga pakujdesia. Ndërkohë, që seanca kryesore për këtë rast pritet të mbahet më 11 dhe 12 shkurt të këtij viti, ku do të dëgjohen dëshmitarët dhe më pas do të shtjellohen provat. “Është mbajtur seanca fillestare, ndërsa seanca kryesore është caktuar nga trupi gjykues, për datat 11 dhe 12 shkurt 2019. Procedurat janë ashtu siç i parasheh Kodi Procedurës Penale, vazhdohet me seanca, dëgjimin e dëshmitarëve dhe shtjellimin e provave”, ka thënë zëdhënëszi për informim në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.


Shkodra ka treguar se hera e vetme kur Uruqi ka dalë nga Qendra e Paraburgimit është “vizita” që ka bërë së fundi në Institutin e Forenzikës Psikiatrike, me kërkesë të Gjykatës. Deklaron se pas kësaj “vizite”, Uruqi është kthyer sërish në Qendër të Paraburgimit ku do të mbahet deri më 12 shkurt të këtij viti. “I akuzuari Liridon Uruqi gjendet nën masën e parabur.gimit prej 30 korrik 2018, këtë masë e ka deri me datë 24 shkurt 2019. Mund të ju informojë që më kërkesë të Gjykatës Themelore të Gjilanit, i akuzuari është dërguar për një javë në Institutin e Forenzikës Psikiatrike, për të marrë një raport rreth gjendjes së tij psikiatrike dhe më pas është kthyer në Qendrën e Parabur.gimit, ku po vazhdon të mbahet edhe më tutje”, ka thënë Shkodra. Ekipi i Gazetës Express, në kohën kur kishte ndodhur vr.asja kishte qëndruar në familjen e vik.timës dhe të dyshuarit. Familjarët ishin shprehur të tronditur nga kjo ngjarje, derisa kishin thënë se nuk i dinë arsyet që quan deri tek kjo vr.asje. “Nuk e dimë se çka ka ndodhë. Fatlindi doli si çdo natë tjetër. E sot na u kthye në ark.ivol. Nuk dimë asgjë nuk dimë”, kishin thënë nga familja e të ndjerit. Derisa nga fqinjët, Fatlindi ishte përshkruar si djalë i qetë dhe jo problematik. “U kanë i urtë. Kurrë sherr nuk ka pas më askënd. Njihet si djalë punëtor. Janë mundu shumë ai bashkë më babën e tij për me ba punë të mira’, thotë kushëriri i të ndjerit.


Por, sipas shokëve të vik.timës dhe dorasit e gjithë ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht. “Jemi kanë tu ndejtë. Liridoni veç ka dashtë me ja kallxu ar.mën’, kishin thënë disa fshatarë të Bresalcit të cilët tregojnë se ishin në vendin e ngjarjes. Edhe në familjen e të dyshuarit, Liridon Uruqit kishin thënë se e gjithë ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht. Nëna e Liridonit, tregonte se djali i saj është penduar për këtë vr.asje. Ajo kishte thënë se Liridoni i kishte thënë asaj në mëngjes se aksidentalisht kishte gjuajtur me a.rmë në drejtim të shokut të tij, Fatlindit. Ndaj Uruqit, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë në nëntor të këtij viti. Sipas aktakuzës, i pandehuri me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Fatlind Arifi, në atë mënyrë që me rev.ole ka gjuajtur në drejtim të tij, të cilin e god.et në anën e majtë të kraharorit, me ç’rast nga pla.gët e marra i njëjti nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë duke e dërguar në spital.

Shtypni rek,lamën që të shikoni videon:



Previous Next