Federata e Futbollit të Anglisë (FA) mund ta anuloj gala mbrëmjen në Wembley shkaku i arrestimit të Wayne Rooneyt.
Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Anglisë janë të nervozuar dhe të zhgënjyer me veprimet e fundit të Wayne Rooneyt që u arrestua nga autoritet në Uashington, pas gjendjes së tij të dehur dhe sharjeve që kishte bërë në publik në dhjetor të vitit që lamë pas.
Sulmuesi anglez u paraqit në ndeshjen e tij të fundit me Anglinë në përballjen ndaj SHBA-ve më 15 nëntor, ndërsa FA pranoi një darkë lamtumirëse për ish-asin e Manchester United. Zyrtarët e Federatës angleze do të takohen me agjentin e Rooneyt, ku do i bëjnë me dije se gala mbrëmja në Wembley do të anulohet. Gareth Soutgate ishte më iniciatori që një ndeshje lamtumirëse për sulmuesin anglez të mbahej në Wembley, por ky veprim i tij i ka ndërruar të gjitha planet.
Rooney kishte qenë në Arabinë Saudite më 15 dhjetor për Grand Prix të Formula 1 të Riyadh para se të kthehej në Cheshire për Krishtlindje. Një zëdhënës i Zyrës së Qarkut Loudoun ka thënë: “Ai u regjistrua në Qendrën e Paraburgimit për të Drejtat e Njeriut në Loudoun, më 16 dhjetor 2018, me akuzën e intoksikimit publik që rrjedh nga një arrestim nga Policia e Autoritetit të Aeroporteve Metropolitane të Washingtonit (MWAA). “Ai u lirua më vonë pasi kishte një lidhje brenda me autoritetet amerikane.” Ai u urdhërua të paguante një gjobë prej 25 $ (19,64 £) përpara se të shkonte në shtëpi në Cheshire për sezonin festiv.