Pasi përmbushi detyrën e tij, Halil Kastrati sot na përshëndet nga Meka Pa dyshim që një nga personalitet e këtij viti me plot meritë është humanisti kosovar, Halil Kastrati.

Falë përkushtimit të tij të madh, atij iu bashkuan shumë donatorë ku qindra familja u bënë me kulm mbi kokë, ndërsa shumë fëmijëve sërish iu rikthye buzëqeshja, shkruan Indeksonline. Ta përmbyllësh një vit me një vepër kaq të madh njerëzore sigurisht që është dhurata më e mirë dhe ndjesia më e mirë në botë, e pikërisht sot në ditën e fundit të vitit 2018, Kastrati ka shkuar drejt Mekës. Ai ka postuar një fotografi nga vendi i shenjtë, teksa ka shkruar:


Shume selam nga Mekka per te gjithe! Falë tij shumë familje sonte festojnë Vitin e Ri me shtëpi, falë tij shumë fëmijëve iu kthye buzëqeshja përsëri.. Pas nje viti per plote me aktivitete humanitare ne sot u nisem per ne Mekke dhe Medine UMRAH Nje falenderim te veçante per vellaun Mevlan Kurtishi i cili me zgjodhi musafir nderi ne kete udhetim Falenderojm edhe kompanin Shpejtimi Tours i cili na siguroj transportin nga Prizreni deri ne aeroportin e Shkupit falas. Falenderojm Restorant ‘Kapri’ ne Shkup i cili na nderoj me darke. Lusim Zotin te kemi Umrah te pranuar.

Previous Next