Ivan Perisic ka konfirmuar se më parë “kishte një ofertë të Manchester United në tavolinë dhe ishte afër për t’u larguar nga Interi, por në fund vendosi që të qëndroj”.

Thashethemet kishin qarkulluar për muaj të tërë gjatë verës, me një ofertë prej 50 milionë euro që ishin ofruar për sulmuesin e krahut kroat. “Është e vërtetë që ka pasur një ofertë nga Manchester United në tavolinë dhe isha afër largimit nga Inter”, ka thënë Perisic për revistën FourFourTwo. “Por, vendosa të qëndroj, siçi thashë, por edhe për shkak të këmbënguljes së Luciano Spallettit i cili ma dha një rol më të madh në skuadër. Në futboll, detalet e vogla shpesh janë çelësi”. “Adhurimi që kam për një trajner si Jose Mourinho ka qenë ajo që me ka pëlqyer më së shumti. Është konfirmim i punës sime të madhe dhe paraqitjeve të mira”. “Kur ju lavdëroheni nga një person si Mourinho-menaxher i një klubi të madh si Manchester United-është e pamundur që mos të mendoni një ofertë të tillë”. “Jam i lumtur që ai ka një opinion të mirë për mua dhe këto gjëra me motivojnë për më shumë punë dhe stërvitje, për të arritur paraqitje edhe më të mira”.

Previous Next