Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka analizuar barazimin zhgënjyes që skuadra e tij mori në shtëpi kundër Burnley-t.

"Duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe herën tjetër ta nisim ndeshjen në një mënyrë tjetër", ka thënë francezi. "Duhet të jesh agresiv që në minutat e para, ashtu siç ishin lojtarët e Burnley në pjesën e parë. Ne luajtëm sikur po fitonim 1-0 ose 2-0, ky ishte gabimi që bëmë". "Fakti që barazuam ishte pozitiv, por rezultati mbetet zhgënjyes. Nuk humbëm ndeshjen, por humbëm dy pikë".


Previous Next