Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, startoi nga minuta e parë për Werderin në ndeshjen miqësore, kundër skuadrës afrikane Kaizer Chiefs, por u ndërpre në minutën e 50-të, kur ishte në epërsi (0:1) Werderi.


Ndeshja u luajt në stadiumin “Soccer City” në Johannesburg, por arsyeja e ndërprerjes ka qenë për shkak të motit të keq, raporton “kicker.de”. Kështu që ndeshje ka qenë e pamundur të zhvillohet dhe është ndërprerë. Duhet theksuar, në fund të pjesës së parë Johannes Eggestein shënoi për epërsinë e Werderit. Rashica me Werderin pretendojnë të përgatiten sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit gjerman. Por kjo që ndodhi ka qenë e papritur, por motit si gjithmonë nuk i dihet.

Previous Next