Qytetarët kanë reaguar në mënyrë kreative dhe janë tallur me statusin e shkruar sot në Facebook nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thumboi kryeministrin Ramush Haradinaj për taksën. Shefi i shtetit ka pyetur përmes një statusi në FB Kryeministrin Ramush Haradinajn nëse po shkrihet bora apo po bëhet skllotë, duke iu referuar deklaratave të Shefit të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe të kërkuara nga SHBA-ja “Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Shtypni hapësirën me poshtë dhe lexo me tepër:


Por, qytetarët nuk e kanë marrë seriozisht statusin e publikuar nga presidenti. Janë tallur dhe kanë shkruar komente qesharake. Njëri prej tyre ka sugjeruar nëse statusin e presidentit e ka shkruar djali i tij, Endriti. “Endrit, mos ja prek telefonin babit se je rrit tash”, shkroi një qytetar, në reagim ndaj shkrimit të presidentit të publikuar në Facebook.

Previous Next