Granit Xhaka ka gjetur sërish rrugën drejt portës për Arsenalin këtë sezon.

Mesfushori shqiptar e nisi vitin 2019 në mënyrën më të mirë, duke realizuar gol që në ndeshjen e parë, atë kundër Fulhamit në stadiumin “Emirates”. Ky ishte goli i tretë për Xhakën në Premierligë këtë edicion, duke barazuar rekordin personal për më së shumti gola në Ligë që e mbante nga edicioni 2015/16, të vendosur me fanellën e Borussia Mönchengladbach. Duke parë numrin e ndeshjeve të shumta që do të zhvillohen deri në fund të edicionit, atëherë lirisht mund të thuhet se ky rekord tashmë është i thyer dhe se Xhaka do të vendosë rekord personal të ri shumë shpejt.

Previous Next