Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim sot zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Wieland me këtë rast ka thënë se ai ka votuar në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën.


Derisa ka premtuar që do ta mbështes Kosovën në këtë drejtim. Ai po ashtu ka thënë se nuk mund të premtoj se liberalizimi i vizave për kosovarët do të behët shpejt, pasi janë disa vende që, siç thotë ai, nuk janë bindur ende.

Previous Next