AFC Wimbledon, ekipi i vendit të fundit në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez, ka realizuar mrekullinë dhe është kualifikuar në 1/8-at e Kupës së Anglisë pasi ka mundur 4-2 në shtëpi West Ham.
Një disfatë trupëruese për ekipin e Premier League, që nuk pësonte katër gola në një ndeshje të Kupës së Anglisë kundër një ekipi të kategorisë së tretë ose më poshtë që nga janari i 1936-ës, kur janë mundur 4-0 nga Luton Town në raundin e tretë. Ndërkaq mbetet të shihet sesa do të zgjasë aventura e ekipit të divisionit të tretë në këtë kompeticion.