Manchester United ka fituar ndeshjen e pestë radhazi nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer në triumfin 2-0 ndaj Readin në Old Trafford.

Juan Mata dhe Romelu Lukaku ishin shënuesit teksa United kaloi në raundin e katërt të FA Cup.


Por pas nëntë ndryshimeve në formacion, United nuk e nisi edhe aq mirë sfidën. “Nuk mund të kërkosh më tepër se kualifikimi, por mënyra sesi luajtëm nuk ishte më e mira.

Ata kontrolluan ndeshjen në pesë minutat e para dhe ne nuk ishim në një nivel. “Por bëmë nëntë ndryshime, kështu që është e vështirë për djemtë sepse ata nuk kishin luajtur shumë së bashku, por arritëm të shënonim golat dhe të kualifikoheshim.”

Rikthimi i Alexis Sanchez po shkonte mirë deri në momentin kur pësoi një tërheqje muskulore. “Shpresoj të mos jetë një dëmtim i rëndë, por të shohim. Shpresoj që të jetë OK për fundjavën tjetër.” United do të udhëtojë në Dubai për të kryer një mini-fazë përgatitore përpara se të rikthehen në Britani për sfidën ndaj Tottenham.


Previous Next