Manchester United ka mposhtur Newcastle Unitedin me rezultatin 0-2, për të shkuar kështu në katër fitore radhazi.
Lukaku shënoi në minutën e 63’të, pas një gabimi të portierit vendas, ndërsa çështjen e fituesit e mbylli Rashford, i cili mposhti portierin vendas pas një aksioni të bukur me Lukakun dhe Sanchezin.
Trajneri i ri i Manchester United, Solskjaer është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij ndërsa bëri një krahasim mes Rashford dhe Cristiano Ronaldos. “Jemi të lumtur me katër fitore nga katër ndeshje, ne nuk kemi pësuar gol ende nga loja e hapur”, tha fillimisht Solskajer. “Marcus Rashford ka goditjen e Cristiano-s, ai shmang këdo, por më pëlqeu goli i tij sot”, vijoi ai. “Ai është vetëm 21 vjeç, duhet ta mbani mend këtë. Paul Pogba gjithashtu ka bërë paraqitje të mirë”, përfundoi trajneri i ri i Manchester United.