Milan duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Gonzalo Higuain që ka bërë gati valixhet për tu transferuar te skuadra e Chelseas.
Drejtues të kuqezinjve janë të bindur për të transferuar sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek që sipas raportimeve të fundit i ka dhënë një "PO" të madhe klubit të Milanit, shkruan "Football-Italia".
“Sky Sport Italia” këmbëngul se Genoa nuk do të shesë sulmuesin për më pak se 40 milionë euro plus bonuse, duke hedhur poshtë huazimin e mundshëm. Mediat në Itali raportojnë se Piatek do të mbërrijë në “San Siro” në fillim të javës së ardhshme.Së bashku me bonuset, Piatek pritet t’i kushtojë Milanit rreth 50 milionë euro.
